Poret e mëdha dhe të hapura tani s’do të jenë më problem;...

Poret e mëdha dhe të hapura tani s’do të jenë më problem; provoni këto truke të thjeshta

323
0

Poret e mëdha e bëjnë lëkurën të duket e thatë dhe e dëmtuar. Gjithashtu e bëjnë lëkurën më të predispozuar ndaj papastërtive, yndyrës, puçrave dhe pikave të zeza. Nuk ka ndonjë metodë që i largon përgjithmonë poret e mëdha, por ka mënyra natyrale për t’i reduktuar ato. Para se të provoni një nga metodat më poshtë, si fillim lani dhe thani lëkurën.

1. Përgatisni një tonik natyral. Przieni gjysmë luge çaji lëng lime dhe një kivi të qëruar. Shtoni të njëjtën sasi uji tek kjo masa dhe përziejini. Përziejini në një shishe me kapak dhe tundini fort. Aplikojeni rregullisht si tonik dhe lëreni për 15 minuta. Shpëlajeni më pas. Përsëriteni çdo ditë për të reduktuar madhësinë e poreve.

2. Përgatisni një maskë fytyre për të minimizuar poret. Shtoni tre pika lëng limoni tek një e bardhë veze. Përziejini derisa masa të homogjenizohet. Aplikojeni në lëkurë me një sfungjer ose furçë të butë dhe lëreni për 5 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

3. Përdorni produkte pa vajra dhe jo-komedogjenike. Fondotintat që janë jo-komedogjenike janë shumë efikase kundra bllokimit të poreve nga pluhuri dhe papastërtitë.

4. Locionet me bazë acid alpha hydroxy janë të shkëlqyera për të lrguar qelizat e vdekura rreth poreve duke e bërë lëkurën më pak të prirur ndaj puçrave dhe thatësisë.

5. Maskat me tulin e domates mund të mbyllin poret. Gjithashtu mund të përzieni disa pika lëng domatesh me disa pika lëng lime për të reduktuar poret e mëdha.

6. Provoni një maskë me mjaltë dhe miell qiqrash. Përziejini bashkë dhe lërini në zonën me pore të mëdha për 15 minuta. Lani fytyrën me ujë të ftohtë.

7. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje për të mbajtur fytyrën të hidratuar.

8. Aplikoni vaj lajthie në fytyrë. Lëreni të thahet dhe më pas aplikoni krem hidratues.

9. Përgatisni një maskë fytyre me papaja të shtypur. Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

10. Kujdesuni për fytyrën tuaj çdo ditë. Nëse edhe pas këtyre metodave, poret mbeten njësoj, konsultohuni me një mjek dermatolog