‘Po largohem nga një kompani më e shëndetshme se 4 vite më...

‘Po largohem nga një kompani më e shëndetshme se 4 vite më parë’, Ben Blushi jep dorëheqjen nga Top Channel

509
0

 

Ben Blushi është larguar pas 4 vitesh nga drejtimi i Top Chanel. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Blushi është larguar pas 4 vitesh nga drejtimi i medias në fjalë, ndërkohë që vendimin ua ka komunikuar përmes një emaili stafit të tij.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, thuhet në email dërguar stafit.

Nuk dihet ende nëse Blushi do të kthehet në politikë, apo ka zgjedhur që të drejtojë ndonjë media tjetër në vend.