Në eventin special të kompanisë “Apple”, kanë paralajmëruar për planet rreth platformës televizive “Apple TV +”.
Kjo platformë do të lansohet me 1 nëntor të këtij viti dhe do të kushtoj për vetëm 4.99 dollarë, çka bënë që platformat tjera televizive si “Netflix dhe HBO” të ndjehen të kërcënuara nga ky çmim dhe nga kjo platformë. Po ashtu, ata të cilët blejnë paisje teknologjike nga ‘Apple’, do të kenë abonim falas në platformën e tyre, për një 1 vit, raporton “The Verge”. Por, pa marr parasysh fakteve që keni dëgjuar, “Apple TV”, nuk është në konkurrencë me ‘Netflix’. Në fakt, mund të jetë me ‘HBO’, për shkak se është edhe duke u munduar të bëhet si kjo e fundit. Mirëpo, “Apple Tv”, nuk ka krijuar konkurrencë vetëm me këto të dyja, por pothuajse me çdo platformë tjetër televizive, pikërisht për shkak çmimit të lirë, por edhe për nga prodhimi i filmave, dhe konkretisht të serive.
Platformat tjera televizive dëshirojnë që abonentët e saj të kenë qasje në gjithçka që dëshirojnë në një vend. Ndërsa ‘Apple’, nuk është në të njëjtën garë. TV+, është duke u përpjekur të krijojë një version të një kanali kabllor tradicional. Për këtë arsye, ka më pak shërbime dhe me çmim më të ulët.
Përndryshe ‘Apple Tv+”, ka lansuar 3 trailera të serive të cilët pritët të dalin në nëntor, me aktorët më të njohur.