Plaku kapet “mat” me dy prostituta në motel

Plaku kapet “mat” me dy prostituta në motel

615
0

prostitute-1-696x522-660x330

Një i moshuar u kap në flagrancë dje në motel me dy prostituta thuajse “moshatare”.
Nga burimet e policisë u mësuar se 68-vjeçari nga Kamza me inicialet A.H, u ndalua në dhomën e motelit me dy prostituta të moshës 48 dhe 53 vjeçe me inicialet E.Q. e M.N, banuese në Tiranë.

Agjentët e policisë, në fakt mbanin nën mbikëqyrje 53-vjeçaren, pasi ajo njihej si kontingjent prostitucioni dhe operonte me skemën “vendin e gjej unë, ti sill paratë”.

Duke ndjekur gruan diku nga zona e Saukut, ata zbuluan edhe “orgjinë” e plakut.

Shtetasja M.N, kishte marrë me qira dhomën e një moteli dhe atje priste të moshuarin së bashku me gruan tjetër.

Në momentin kur i moshuari hyri në dhomën e tyre, rreth orës 13.00 të së enjtes, policia ndërhyri dhe i arrestoi. Klientët e rregullt ishin kryesisht të moshuarit. /GSH/