Përgjaken rrugët e Gjermanisë, ekzekutohet shqiptari, më vonë plagoset i vëllai (DETAJE)

Përgjaken rrugët e Gjermanisë, ekzekutohet shqiptari, më vonë plagoset i vëllai (DETAJE)

5599
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje pasdite Gjermaninë.

 

Fillimisht, u raportua në media se bëhej fjalë për një luftë ‘bandash’ mes kosovarëve dhe serbëve, ndërsa më vonë u bë e ditur se një shqiptar nga Kosova i identifikuar si Fatos L, 39-vjeç humbi jetën në vendin e ngjarjes.

 

Ndërkohë një tjetër është plagosur rëndë. Rreth orës 6 e 10 minuta të pasdites së të mërkurës policia në qytetin e vogël të Abensbergut në Bavarinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber.

 

Pas arritjes së policisë, në parkingun e dyqanit është gjetur i vrarë një 39-vjeçar.

 

Dy të dyshuarit njëri 30 vjeç dhe tjetri 41, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët menjëherë pas krimit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia gjermane është vënë në ndjekje të tyre.

 

Menjëherë pas një gjysmë ore, janë dëgjuar edhe disa të shtëna të tjera.

 

Siç shkruajnë mediat gjermane në qytetin e Abensberg dy makina ishin ndalur njëra-tjetrës. Drejtuesit e makinave ishin grindur shkurtimisht, dhe më pas nga njëra makinë dikush kishte shtënë me armë tri herë duke lënë të plagosur rëndë një 46-vjeçar që gjendej në makinën tjetër.

 

Gazeta gjermane “BILD” më tej ka dhënë detaje se i vdekur ka mbetur Fatos.L (39 vjeç) nga Kosova dhe se vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë motivet ende nuk dihen.

 

Për të sqaruar rastin, Gazeta Express ka arritur të vihet në kontakt me një familjar të tashmë të ndjerit Fatos.L i cili edhe ka publikuar ne ‘Facebook’, njoftimin për vdekjen.

 

“Po ka vdek. Ka ndodh ni vrasje edhe vllavi i Fatosit, Hakia është i plagosur randë, a Fatosi ka vdek meniher”, ka thënë Sejdi Oruqi për Gazetën Express, i cili është edhe familjar me viktimat.

 

Ndërkohë dyshohet se personat që kanë shtënë janë po ashtu nga Kosova dhe se kanë lidhje familjare me viktimat