Një studente 18-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të paguar tarifat e shtrenjta të Universitetit.
Chloe është nga Lodra dhe po studion Psikologji e Neuroshkencë, si dhe ka synim që të bëhet psikologe dhe të marrë diplomën e masterit me doktoraturën.
Për të gjitha këto, i duhen mijëra paund, prandaj ka zgjedhur që të ketë gjashtë burra të pasur (sugar daddy), që i japin çdo muaj nga 1500-3000 paund dhe i paguajnë udhëtimet, pazarin, dhuratat dhe pushimet.
Ajo takohet me të gjithë 2-4 herë në muaj, bazuar në kohën e lirë që ka nga Universiteti. Chloe thotë se nuk ka bërë kurrë marrëdhënie seksuale me ta.
Në këmbim të parave, thjesht i bën shoqëri të mirë dhe kalon kohë me ta.
Chloe nuk ka asnjë shqetësim për këtë zgjedhje, megjithëse familja nuk është në dijeni, por miqtë e mbështesin.
Ajo e përshkruan si një punë ‘jashtëzakonisht të dobishme’ që i lejon një jetë të rehatshme si studente.