Përfitoi 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë peshk/ SPAK jep...

Përfitoi 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë peshk/ SPAK jep pretencën për ish-zëvendës ministren e Brendshme

523
0

SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

 

Për dy të bashkëpandehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

 

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.