Për sa kohë vazhdon mbrojtja pasi kaloni Covid-19? Studimi zbulon imunitetin por tregon se ka dhe një problem të madh

Pasi kalohet virusi Covid-19, për disa muaj personi fiton imunitet ndaj tij. Por sa kohë zgjat kjo mbrojtje deri më tani ishte e paqartë. Studiuesit Britanikë kanë zbuluar këto të dhëna nga eksperimentet dhe studimet e shumta.

 

1 vit pasi u njohën me Covid-19 ata thonë se ata që e kalojnë virusin kanë imunitet dhe janë të mbrojtur nga një ri-infektim për të paktën 5 muaj.

 

Ata theksojnë s kjo gjë nuk është absolute, pasi ka dhe anët e saj jo pozitive. Me të vërtetë ata që e kanë kaluar mund të mos infektohen por mund ta marrin virusin dhe të infektojnë të tjerët.

 

Susan Hopkins, e cila drejtoi studimin “Tani më shumë se kurrë, është jetësore që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur shërbimin tonë shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë”.

 

Shkencëtarët do të vazhdojnë të monitorojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor për 12 muaj për të parë se sa zgjat konkretisht imuniteti.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *