E kritikuan për të dashurin 19 vjet më të ri, aktorja shqiptare...

E kritikuan për të dashurin 19 vjet më të ri, aktorja shqiptare tregon ç’i tha ish-burri “Gjithmonë ke ditur të…”

290
0

Para disa javësh aktorja e njohur Adriana Matoshi bëri publike lidhjen e saj me futbollistin Keith Groenveld, një lajm i i cili shkaktoi bujë në shtypin rozë jo vetëm për shkak të diferencës së madhe në moshë, por edhe origjinës afrikane të 21-vjeçarit. Të shumtë ishin ata që kritikuan në rrjete sociale historinë e tyre,  por ata vazhduan të shfaqin lumturinë e tyre duke theksuar kështu se janë “imunë” ndaj mendimit të të tjerëve.

Pasditen e sotme, Adriana ka qenë e ftuar në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, e sigurisht edhe për Keith. Ajo tregoi se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin.

“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse na shtyu ajo të takoheshim dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”

Ajo pranoi se fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur. Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë:  “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”