
Zakonisht 8 Marsi është festa kur grave dhe vajzave u pëlqen të përkëdhelen, të marrin dhurata dhe të mos bëjnë punë shtëpie, por Bora Zemani këtë 8 Mars propozon diçka krejt ndryshe. Ajo i sfidon gratë të tregojnë që mund të bëjnë gjithçka vetë, pa ndihmën e burrave. Bora beson që gratë mund të bëjnë çdo punë, edhe në profesionet që mund të konsiderohen tërësisht si mashkullore.
“Dhe meqenëse jemi afër 8 Marsit, mendoj qe te bëjmë nje sfidë për qejfin tonë. T’i tregojmë te gjithëve qe ne mund te bejme çdo gje vetë! Prej shume kohesh shoqëria ka favorizuar lindjen e djemve me shume sesa te vajzave… nje nga arsyet ishte se mendohej se burrat ishin me te afte se grate. Ama mendimin se Ajo nuk mund te bëjë një pune te caktuar vetëm se është nje vajze, po e zhdukim dalëngadalë. Kam njohur shume gra e vajza ne Shqiperi ne profesione qe konsideroheshin tërësisht mashkullore e që sot, na duken shume normale për to. Prandaj shumë dashuri për ju gra te forta… për ato ne profesione te vështira, per ato qe ia dalin çdo ditë krejt te vetme dhe per ato zonjat e shtëpive qe kujdesen për cdo detaj. Jeni te gjitha heroina!
Tani, ejani te tregojmë të gjitha punët tona të përditshme. Postoni e më dërgoni fotot tuaja duke punuar dhe vini hashtag #PuneGocash”, shkruan Bora.