Parashikimi i motit: Vranësira, por temperaturat shkojnë 20 gradë

Parashikimi i motit: Vranësira, por temperaturat shkojnë 20 gradë

465
0

Gadishulli i Ballkanit do të mbetet i ndikuar nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm.

 

E Hënë 05 Mars 2018

 

Dita e Hënë dt 05 Mars vendi ynë do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me intesitet më të lartë në Veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Verilindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 1,5 metër në det të hapur.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 4/12 °C

 

Zonat e ulëta 8/19 °C

 

Zonat bregdetare 11/20 °C

 

Kosova per ditën e Hënë dt 05 Mars do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperatuarat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 3°C në mëngjes deri në deri në 9 °C në mesditë.

 

E Martë 06 Mars 2018

 

Dita e Martë dt 06 Mars vendi ynë do të mbetet me mot të paqendrueshëm me vranësira dhe rreshje shiu me intesitet më të lartë në Veriperëndim ku nuk do të mungojnë shkarkesa elektrike dhe rrebeshe shiu. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 1,5 metër në det të hapur.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 5/11 °C

 

Zonat e ulëta 11/17 °C

 

Zonat bregdetare 11/18 °C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari