Parashikimi i motit për sot dhe nesër: 19-20 Gusht 2019

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: 19-20 Gusht 2019

380
0

Rikthehet i nxehti afrikan

E hënë, 19 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e moti të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat Veriore KU do të ketë vranësira të lehta. Parashikohet që gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 35 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Moti – E martë, 20 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajërore nga veriu i Afrikës do të sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike mbeten dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.