Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

501
0

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore. Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar dhe reshje shiu e dëbore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6 deri 11°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.