Parashikimi i motit: Nesër dita më e ftohtë, ja sa zbresin temperaturat

Parashikimi i motit: Nesër dita më e ftohtë, ja sa zbresin temperaturat

453
0

Masat ajrore të ftohta dhe të thata vijojnë ndikimin e tyre duke bërë që moti i kthjellët të jete preznet deri në orët e vona të pasdites kur vranësira të lehta shfaqen nëper të gjithë territorin, më të theksuara në Veri dhe zonat Qendrore. Parashikohet qe kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të mbeten dominante edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të dites duke LUHATUR vlerat termike nga -3°C në 21°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi permanent Lindor, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 1 ballë.

 

E premte, 16 nëntor 2018

 

Deri ne mesdite vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave lokale në veri-verilindje duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme ultësirën perëndimore. Gjatë natës vranësirat e dendura do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish renie duke e bërë ditën e premte: dita më e ftohtë e kësaj jave ku vlerat termike ditore do luhatur nga -5°C në 18°C.

 

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.