Parashikimi i motit, 22 Gusht

Parashikimi i motit, 22 Gusht

512
0

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët do të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të vendit tonë. Por në zonat e thella malore parashikohet të ketë kalime të  pakta vranësirash gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Shperndaje