Parashikimi i horoskopit 26 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju...

Parashikimi i horoskopit 26 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

7
0

DASHI

 

Do të ndiheni të lodhur e të pamotivuar duke dashur të izoloheni, sidomos në ambientin e punës sektor në të cilën nuk do të keni aspak dëshirë të dëgjoni. Në aspektin afektiv do të jetë një periudhe e qëndrueshme e do ju shpërblehet nga ata që ju duan.

 

DEMI

 

Janë duke mbërritur surpriza të këndshme që do ju bëjnë më alegro e më të disponueshëm drejt të tjerëve. Në ambientin e punës kujdes në raportet me kolegët tuaj.

 

BINJAKET

 

Në ambientin e punës ruani qetësinë, pasi mund të prishni gjithçka keni arritur deri më tani. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të qetë në shoqërinë  e njerëzve tuaj më të afërt.

 

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme ndikimet planetare do ju japin një forcë mjaft të madhe për tu përballur me problemet në ambientin e punës. Në dashuri një njohje e rastësishme mund të transformohet në një  histori e cila mund të zgjasë.

 

LUANI

 

Do të keni një diskutim me një familjar tuajin i cili dëshiron që të ndërhyjë në zgjedhjet tuaja personale. Në ambientin e punës do të përjetoni një moment paqëndrueshmërie. Një këshillë: përpiquni të gjeni hapësira të reja.

 

VIRGJERESHA

 

Në aspektin afektiv është momenti i duhur për tu vënë në lëvizje sidomos nëse nuk e keni gjetur akoma shpirtin tuaj binjak. Përpiquni të jeni të qartë  e të tregoni ndershmërinë tuaj. Në ambientin e punës duhet të reflektoni shumë përpara se të bëni një zgjedhje.

 

PESHORJA

 

Duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u bërë “viktima” të disa personave . Në ambientin e punës mundohuni të jeni të përpiktë që të mos bëheni pjesë e kritikave të eprorëve tuaj.

 

AKREPI

 

Gjatë ditës së sotme pavarësisht pengesave do të mundoheni të shikoni anën pozitive të gjërave. Në ambientin e punës evitoni sjelljet arrogante e kërkoni ndihmën e të tjerëve në situata të vështira

 

SHIGJETARI

 

Një lajm që do të mbërrijë sot do përmirësojë  mjaft këtë periudhë. Në aspektin afektiv mund të mbështeteni tek partneri juaj. Kujdes me personat që keni pranë vetes.

 

BRICJAPI

 

Me ndihmën e yjeve  sot mund ti kërkoni eprorit tuaj një rritje të të ardhurave. Në aspektin afektiv do të shfaqeni mjaft sensualë sot.

 

UJORI

 

Në aspektin afektiv do të kaloni një ditë të lumtur , të gjithë ata që janë singëll. Për ata që kanë një marrëdhënie do të duhet të vendosin mbi të ardhmen. Në punë do të angazhoheni me detyra të reja.

 

PESHQIT

 

Në aspektin afektiv nëse nuk jeni të kënaqur nga gjendja juaj aktuale përpiquni të zgjeroni rrethin e miqësive. Në ambientin e punës do të keni mbështetjen e personave që ju rrethojnë e kjo do ju japë sigurinë e nevojshme për të përmbushur përgjegjësi të reja.