Paraloja apo vetë akti i seksit: Një gjë është më e rëndësishme...

Paraloja apo vetë akti i seksit: Një gjë është më e rëndësishme për orgazmën femërore!

652
0

seks-1457023955-81846

Paraloja është mënyra e shkëlqyeshme që mashkulli “të qëndrojë” më gjatë, por a ndikon kjo vërtet edhe në nivelin e kënaqësisë së femrës?
E papritur, rezultatet e anketës së re tregojnë që pak ngrohje para vetë aksionit fare nuk garanton që kënaqësia e saj të jetë më e madhe.
Studimi i bërë në Revistën seksuale mjekësore tregojnë që vetë seksi megjithatë është më i rëndësishëm se paraloja.

Rezultoi befasues fakti se a do të përjetojë femra orgazëm apo jo, më shumë varet nga zgjatja e marrëdhënies e cila përfshin edhe penetrimin, sesa nga koha e përkushtuar paralojës.

Sa më e gjatë marrëdhënia…
Nëse marrëdhënia zgjat deri në dhjetë minuta, orgazëm do të përjetojë (më së shpeshti) çdo e dyta femër.
Mirëpo, nëse marrëdhënia zgjat shumë, p.sh. 11 deri 20 minuta, mesatarja e femrave të cilat do të arrijnë kulmin rritet në 62 për qind, ndërsa gjatë aktit i cili zgjat më shumë se 20 minuta 72 për qind e femrave përjetojnë orgazëm “pothuajse çdoherë”.

Autorët e studimit kanë konkluduar që “me gjithë supozimet e shumë terapeutëve dhe edukatorëve seksualë, më shumë kujdes duhet kushtuar përmirësimit të cilësisë dhe zgjatjes së qëndrimit me penetrim, jo me paralojë”. /Telegrafi/