Paola Qibini: Nga “Piter Pani” në “Miss Globe”, unë jam një showgirl

Paola Qibini: Nga “Piter Pani” në “Miss Globe”, unë jam një showgirl

2167
0

Paola s’ka mbushur ende pesë vjeçe, por është fëmija më e famshme në Shqipëri për momentin, dhe pse ende si ka mbushur pesë vjeçe perveçse  eshte e bukur, bie në sy zgjuarsia dhe shkathtësia e saj. Por ajo që të lë me gojë hapur te Paola e vogël është fakti që përgjigje për cdo pyetje që i bën e jep në mënyrën më perfekte të muncme me një zgjyaursi a thua ti është një vajzë që mund të ketë mbaruar universisteti. Paola që u bë e njohur nga edicioni i parë I piter panit, më 2 shtator do të përfaqësoj Shqipërinë Maqedonin dhe Kosovën në Miss Glob 2018 që do të mbahet në Rumani. Po paola vecëse është një vajzë shumë e bukur dhe shumë e zgjuar është dhe vajzë me plot dëshira dhe ëndërra për jetën . Në një intervistë eksluzive për  portalin  vision .com.al  Paola e vogël thotë se ka dëshirë që të bëhet një këngetare e madhe një aktore emadhe një balerine e famshe , një gazetare e famshme . një prezantuese e famshme apo ashtu sic e thote Paola me nje fjalë të vetme është një shoëgirl e vërtetë.

 

Paola je vetëm 5 vjece dhe je e famshme po e shijon apo te bezdis ?

 

Jo, nuk me bezdis aspak sepse ndihem mire dhe e gezuar qe te gjithe me duan dhe me perkrahin. Kane besim tek une edhe pse jam 5 vjec. (Qesh)

Nga Piter pani në miss globë ku do të përfaqesosh tre shtete si të erdhi ftesa ty Paola e vogë ?

Piter Pani ishte ai qe me beri te famshme dhe me argetoi dhe kenaqi pafund. Per kete me duhet te falenderoj teta Alketen, qe me mbante gjithmone prane si nje bebi te vogel, (qesh) teta Veren dhe gjithe familjen e klanit. Nje agjensi ne Prishtine me komunikoi nese do kisha deshire te merrja pjese ne nje spektakel bukurie, Mini Miss Globe 2018? Sigurisht qe pranova, u gezova shume kur me erdhi dhe ftesa nga Rumania. Ne rradhe te pare jam shume e nderuar dhe krenare qe jam e vetmja ne gjithe shqiptarinë qe do perfaqesoj Shqiperi-Kosove-Maqedoni ne nje spektakel te tille. I falenderoj shume per besimin qe paten tek une sepse mua me pelqen shume bota e artit. Te sfiloj, aktroj, kendoj, vallezoj (qesh).

Me çfarë do të prezantohesh tjetër në miss glob vec sfiladave ?

Vec sfilatave; jane 3 sfilata. Njera eshte me veshje sportive, njera me veshje kombetare dhe nje sfilate eshte me fustan solemn, i gjate , i bukur. Une do te prezantohem edhe ne baze te talentit. Jam duke perfunduar nje kenge me Elgit Doden qe e falenderoj shume per perkushtimin qe tregoi ndaj meje. Dhe nje kercim qe e kam mesuar ne kursin e dancit. Do doja dhe te aktroja pak pasi me pelqen shume por aty ka shume femije qe do duan te bejne si une, sjam vetem une. (Qesh).

Pas miss globit ku dota shikojm Paolën e vogël?

 

Hmmm… (Qesh) Tani ju po me kerkoni shume gjera por disa do ti mbaj edhe ne mendjen time te vogel (qesh). Tani do ruaj dhe une disa surpriza per te gjithe fansat e mi dhe te gjithe ata qe me duan dhe me perkrahin, pasi dhe ata presin qe une te dal diku. Ju them se shume shpejt do me shohin te gjithe ne ekran, vetem kaq, te tjerat surprize.

Çfarë dëshiron Paolatë bëhet kur të rritet?

Ja u thash edhe pak me lart qe me pelqen bota e artit. Dua te behem nje artiste e kompletuar, nje shoëgirl.

Të mungon piter pani

Po, me mungon shume. Pasi atje isha si ne shtepine time, ndihesha shume mire.

Çfarë të pëlqen më shumë të bësh?

Tani meqe jam me pushime, me pelqen pushoj. (Qesh) Me pelqen te dal me mamin dhe babin. Me pelqen te shoh ndonje film ose kukulla pasi kam disa te preferuara qe kenaqem kur i shoh. Me pelqen te shkoj te luaj me shoqet e mia te lodrat ose vizatojme se bashku. Por me shume me pelqen te jap shfaqje me kukullat dhe arushat e mi qe kam tek shtepia. (Qesh) Kendoj, kercej, aktroj, flas dhe luaj me ta. Kenaqem pa fund.

 

Me shokët dhe shoqet e piterpanit takohesh ?

 

Tani jemi te gjithe me pushime dhe nuk kam takuar asnje, vetem me disa qe flas ne tel. Por per dy jave une kam ditelindjen qe bej 5 vjec, sigurisht qe do kthehem dhe nga Rumania dhe do festoj bashke me ta.

Ti je vetëm pesvjec Paola po flet shumë mirë anglish si e ke mësuar pasi ti nuk ke jetuar as jashtë shtetit?

 

Tani tju them te verteten, ashtu sic me tregon dhe mami. Kur isha 3 muajsh mami me vuri ne kompjuter kukullat e para ne anglisht. Me lexonte shume libra, edhe me lexon akoma. Kur fillova te flisja pervec se shqip une i flisja mamit dhe anglisht kur i kerkoja dicka. Ajo cuditej dhe qeshte. Pastaj kur u bera 4 vjec mami dhe babi me futen ne kursin e anglishtes te cilin e mbarova me shume suksese. Ishte viti i pare dhe une mora dhe certifikaten e pare per te vazhduar ne shtator vitin e ri. Tani komunikoj shume mire dhe zysha ime Remila eshte shume krenare per mua. Tani edhe kur flas me kukullat flas vetem anglisht. (Qesh)

Cila është dëshira jote më e madhe ?

Tani une kam shume deshira se femije jam dhe une. (Qesh) Por deshira ime me e madhe eshte te shkoj ne Disneyland. Te takoj gjithe personazhet e mi te dashur. Shpresoj qe kete deshire ta bej realitet.