Vrau fqinjin se e denoncoi për vjedhjen e banesës, arrestohet 33-vjeçari

Vrau fqinjin se e denoncoi për vjedhjen e banesës, arrestohet 33-vjeçari

432
0

 

Një konflikti për motive të dobëta mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës, i ka kushtuar jetën 54-vjeçarit Prendush Fushaj, i cili u godit me thikë. Pas hetimeve të para policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka arrestuar mesditën e së martës. 33 vjeçari Alfred Pllumbaj është i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 19:15 të së hënës në lagjen “Mark Lula”. Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.