Pak mendime për Teatrin/Nga Arian Galdini

Pak mendime për Teatrin/Nga Arian Galdini

998
0

  1. I kam qëndruar larg protestës, betejës a qëndresës së artistëve sepse nuk e kam të qartë çfarë po ndodh aty… Kam të qartë axhendën grabitqare dhe grykëse tê Pushtetit dhe Mafias Oligarkike, por nuk kam të qartë se çfarë, si, kush dhe pse aktorët janë apo s’janë kështu e këta, ku e me kë…
  2. Kam qenë gjithë jetën time një aktivist e protestues i vendosur politik dhe civil, por kurrë, kurrë në jetën time nuk kam ndërhyrë, as jam përfshirë e as jam përpjekur të bëj protagonizëm apo pjesë, në protesta, beteja a qëndresa të Grupeve të caktuara të interesit. E kam për parim personal dhe themelor këtë qëndrim. Në kulturën dhe formimin tim, një Grup Interesi nuk ka nevojë për askënd. Një Grup Interesi është i vetëmjaftueshëm… Çdo përfshirje e të tretêve në betejat, protestat a qëndresat e Grupeve të Interesit ose është vjedhje protagonizmi kot së koti, ose është axhendë tinzare, ose është thjesht një pavlerë e shtuar…. Nëse brenda 1 Grupi Interesi ka 2 – 3 -apo më shumë palë e këta nuk gjejnë dot as gjuhën e as frymën e përbashkêt, çdo shtesë e re nga të tretë, vetêm sa do të komplikonte shkaset e mosbesimit e mosfrekuencimit…. Kjo dyshoj se ka ndodhur me Aktorët… Ata nuk gjetën gjuhën me njëri – tjetrin dhe tashmë e kanë të pamundur të bashkohen sepse kanë shumë mish të huaj mes tyre… Kanë mish të huaj përçarës nga Pushteti dhe Mafia Oligarkike, kanë mish të huaj edhe nga palë të tjera a të treta që nuk janë as aktorë e as artistë…. Ndaj në kësi rastesh gjuha ashpërsohet, ndjesia bëhet EPIKE dhe ngrihen llogoret e frëngjitë e goditjeve poshtë e lartë brezit me batare a snajper sharjesh dhe etiketimesh pafund për njëri – tjetrin… Lindin heronjte dhe tradhëtarët, qëndrestarët dhe të shiturit….

E vërteta mund të jetë kjo, mund të jetë më dinamike por mund të jetë edhe krejt ndryshe… Ndoshta mosbesimi dhe dasia brenda Grupeve të Aktorëve, bën që ata të mos kuptojnë e as përpiqen ta kuptojnë me njëri – tjetrin… Centrifuga e përçarjes, mosbesimit, dasive dhe lojërave të pushteteve e mafias, i ka vendosur aktorët mes zgjidhjeve ultimative… Çdo zgjidhje Ultimative është zgjidhje me axhendë të ligë… Fatkeqësisht, ata aktorë që kaneë marë përsipër të pranojnë zgjidhjen Ultimative, o kështu o ashtu, tê Pushtetit dhe Mafias, nuk e dinê se nê këtë rast ajo që u duket e mira e mundshme sot, mund të jetë e keqja e madhe nesër…

 

  1. Unë besoj se një Qeveritar, Administrator Publik, Kryeministër, Ministër apo Kryetar Bashkie që deklaron se “Nuk ka para… për këtë apo atë gjë”, së pari thyen rregullin bazik dhe nr 1 të administrimit publik, pra pranon dështimin e tij/saj, kësisoj duhet të hapë krahun e largohet, së dyti gënjen keqazi për arsye të poshtra… Para ka. Buxhet ka. Nuk është Teatri prioritet sepse ka të tjera prioritete… Por nuk është e vërtetë se nuk ka para… Atëherë le të negociohet më ndershmërisht me Aktorët dhe shoqërinë… Le të shqyrtohen prioritetet e të shihet nëse mund të ndryshohen, spostohen për ti bërë vend Teatrit..

 

  1. Teatri aktual Kombëtar mund dhe duhet të kthehet në Muze. Nuk e kemi luksin ta bëjmë këtë gjë sepse jemi shtet i varfër? Po atëherë pse e paskemi luksin ta bëjmë Muze atë Bunkerin e shëmtuar përballë Teatrit…? Përse i gjekemi milionat e eurove për Bunkerin 1, Bunkerin 2, Shtëpinë e Gjetheve, etj, e nuk gjekemi dot paratë për ta bërê Muze, Teatrin Kombëtar? PSE?

 

  1. Teatrin e ri Kombëtar e duam të gjithê… Mund ta shënojnë edhe emrin tim nê çdo Peticion a Listë që kêrkon dhe dëshiron një Teatër të ri Kombëtar. Le të kthehet në Muze ky aktuali, e tê fillojmë të mendojmë debatojmë, bëjmë dëgjesa e negociata të gjithë së bashku si Pushtet, Opozitë, Aktorë, Shoqëri, për të gjetur, përcaktuar dhe vendosur se ku e si do ta ndërtojmë Teatrin e Ri Kombëtar.

Teatri Kombetar ka të bëjë me Prestigjin e Kombit…

 

Ne Stadiumin e kemi bërë me Kullë. Ne Sheshin Skënderbej e kemi bërë si Çati të Parkingut Nëntokësor. Nuk mund të lejojmë që edhe Teatri Kombëtar të na bëhet si pjesë panoramike e integruar e një plani biznesi në funksion të një kompleksi kullash… Edhe sikur asnjë centimetër, asnjë milimetër të mos i preket TEATRIT nga trualli i tij, vetëm ideja që Teatri ynë Kombëtar do të jetë “Lokali” i Lagjes së Kullave, është shumë poshtëruese dhe  liganake… Po e pranuam këtë maskarallik, e kotë të flasim më për Prestigj, Dinjitet e Krenari Kombëtare… Po e pranuam këtë, Simbolet tona kombëtare dhe arsyet tona për krenari kombëtare nuk do të jenë më as Shqiponja dy krenore, as Skënderbeu, as Kadare, as Nënë Tereza, as Xherdan Shaqiri apo Lorik Cana, as Robert Ndrenika apo Ndriçim Xhepa, etj, etj, por Paraja dhe vetëm paraja….

Kaq.