Pa flamuj partish dhe me këngë shqiptare, si po organizohet protesta

Pa flamuj partish dhe me këngë shqiptare, si po organizohet protesta

486
0

Kolona zanore e filmit “Skënderbeu” dhe kënga “Vendi im” i grupit kosovar Troja kanë shoqëruar sot marshimin e opozitës. Duket se organizatorët e protestës së Partisë Demokratike, nuk e kanë zgjedhur rastësisht këtë këngë, pasi ka një tekst patriotik. “O Vendi im; Të thërras unë me mall; A lindë për ne Dielli ma? Ku janë ato fusha?; Atje ku bahej buka; Lisa deri në qiell; Në vendin tim më nuk ka!” , është teksti i këngës “Vendi im”. Synimi i opozitës është t’i japë një karakter kombëtar protestës, pasi nuk shihen flamuj të asnjë partie, përveç flamurit kombëtar shqiptar dhe parrullave kundër qeverisë.