Ofendime dhe debate të ashpra mes Bleros dhe Afronës

Ofendime dhe debate të ashpra mes Bleros dhe Afronës

1183
0

12798000_248820558801067_710456729_n

Një javë më parë u ndërpre një prej lidhjeve më të komentuara të showbizit.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika u ndanë fare pak ditë pas pushimeve në Santorini duke befasuar opinionin publik.

Por, me kohën po dalin edhe detaje të tjera të mbrëmjes që duket të ketë vulosur një krisje paraprake mes dyshes.

Nga rrëfime të bazuara në dëshmitarë okularë, Prive.al mëson se Blero dhe Afrona janë takuar në një prej klubeve të kryeqytetit dhe takimi mes tyre nuk ka qenë më i miri i mundshëm.

Mësohet se këngëtari në debat e sipër e ka ofenduar keq në momente nervoze bukuroshen me banim në Zvicër dhe kjo sipas gjasave ka qenë kthesa kur Afrona ka fshirë çdo gjurmë të Bleros.

Ajo ishte e para që largoi fotot në Instagram dhe ia hoqi follow-in Bleros teksa ky i fundit reagoi vetëm pas zbulimit të lajmit nga Prive.al. Duket se ndryshe prej martesës të cilën Blero e përfundoi me komunikatë të përbashkët për media, ndarja nga e dashura me të cilën u takua me 5 Shkurt 2015, nuk ka qenë edhe aq paqësore, përkundër faktit se nuk preferoi çuditërisht ta komentonte shumë.

Shperndaje