“Nuk jam as burrë as grua!” Këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese...

“Nuk jam as burrë as grua!” Këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese për gjininë

487
0

Këngëtari i famshëm britanik Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është.

26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil të premten. Moderatorja e pyeti këngëtarin Smith se çfarë kuptimi ka për të, të qenit pa gjini.

“Ti nuk identifikohesh me një gjini. Ti je vetëm ti dhe je krijim special. Kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë e as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes”, ka thënë Sam.

“Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit”, shtoi këngëtari.

Ai ka bërë heqje dhjami kur ishte 12 vjeç. E ëma e çoi te doktori dhe zbuloi se trupi i tij prodhonte nivele të mëdha të estrogjenit, duke bërë që t’i rritej gjoksi.