
Rudina Hajdari bëri të ditur dje vendimin e saj për të mos të djegur mandatin e deputetes. Për rrjedhojë nuk vonoi shumë dhe PD e përjashtoi Hajdarin nga kjo forcë politike.
Hajdari deklaroi për Zërin e Amerikës se ky vendim ekstrem i së djathtës dhe jo vetëm nuk i shërben aspak Shqipërisë duke rrezikuar çeljen e negociatave, por edhe duke rrezikuar një destabilitet.
Ndërkaq, një ditë pas publikimit të intervistës, Hajdari ka bërë një tjetër lëvizje. Ajo ka postuar një foto të shkëputur nga intervista për VOA-n, ndërsa thekson edhe njëherë qëndrimin e saj të prerë lidhur me mosdjegien e mandatit.
“Në shërbim të së ardhmes”, shkruan Hajdari duke dhënë një tjetër mesazh.