Noizy ripërtërin suksesin, 100 Kile super hiti i radhës!

Noizy ripërtërin suksesin, 100 Kile super hiti i radhës!

427
0

Rreperi i njohur Noizy, i mirënjohur për muzikën e tij jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe më gjerë, ka hedhur në tregun muzikor së fundi projektin e tij më të ri muzikor. Kënga “100 kile” duket se është suksesi i radhës për rreperin pasi tashmë po shënon një numër të lart klikimesh dhe pëlqimesh nga ana e publikut. Vetëm pak kohë më parë Noizy shënoi një tjetër sukses në karrierën e tij si artist pasi koncerti i tij në sheshin Skenderbej pati një shifër rekord prej 100mijë njerëzish të cilët u argërtuan nën ritmet dhe tekstet e këngëve të Noizy-t. 100-kile vjen në tregun muzikor për të treguar edhe njëherë përse Noizy është mbreti i kësaj rryme. Klipi i 100-kile gjithashtu ka specifikat e veta duke filluar nga prania e makinave luksoze e duke përfunduar te prania speciale e babait të këngëtarit i cili shfaqet në disa momente gjatë klipit. Teksti i realizuar me mjeshtëri si dhe klipi mjaft interesant bëjnë që “100 kile” të shëndrrohet në shumë pak ditë në hitin i cili dëgjohet dhe këndohet kudo me zë të lart.