Një tjetër deputet i PS shtrohet me urgjencë në spital, pëson parainfarkt

Një tjetër deputet i PS shtrohet me urgjencë në spital, pëson parainfarkt

408
0

Përfundon ne spital me parainfarkt deputeti socialist Spartak Braho. Deputeti nje dite me pare ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen. Pas vizites se pare te bere nga mjekët e Durrësit, ai eshte dërguar në Tiranë, ne nje spital privat, ku i eshte nenshtuar vizitës nga mjekët kardiologë. Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kane thene se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje. Mësohet se kur ai ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen dhe familjarët dhe të afërmit i kanë thënë të nisej për kontroll mjekësor menjëherë. Por duket se ai e ka neglizhuar, duke besuar se ishte nje gje qe kalonte vete. Ka qenë ky insistim i të afërmëve që parainfarkti u kap ne kohe, shkruan gazeta Panorama. 10 ditë më parë u shtrua në spital deputeti tjetër i PS, Paulin Sterkaj. “Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty”, – shkruante Rama më date 19 Qershor, duke lajmeruar per gjendjen e Sterkajt.