Një Tango në Pikturë Flavio Pellegrino

Një Tango në Pikturë Flavio Pellegrino

249
0

Në studio

E sheh perditë tek pikturon në studion e tij afër një vendi të vogël në Jug të Italisë.Atë e sheh përditë tek bisedon me artiste në kafe dhe ecejaket e mengjesit duke u pershendetur me artistet e qytetit.Dita e tij nis me një kafe dhe cigaren e tij,ulet dhe bisedon me veten,natyrën dhe pikturën.E shohim shpesh të qetë ashtu në botën e tij si një Argjentino-Italo -Amerikan dhe e krahasojmë me ngjyrat e një tangoje.Tango des Roses ose Cumparsita gjithmonë teksa pikturon në studion e tij dëgjohen tingujt e bukur të një tangoje,ose të Leonard Cohen ose Hulios.Origjina e tij të shtyn më tepër ti afrohesh ngjyrave dhe coloreve të këtyre këngëve që të japin ndjesinë e një atmosfere artistike brenda studios së tij. Flavio Pellegrino, i lindur edhe i rritur në Argjentinë. Ai ka udhëtuar në Amerikën e jugut për shumë vite me rradhë.

Momente pune në studio

Gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në New York, USA. Momentalisht jeton ne Itali. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai ka ekspozuar artin e tij në shumë vende të botës duke përfshire këtu Argjentinën, Uruguai, Chile, Perú , Miami, NYC,London, Paris, Lecce, Firenze,Macedonia etc.

Vizion.al – Si nisi rruga juaj drejt pikturës?

Flavio Pellegrino – Gjithçka filloi kur unë isha veteëm 4 vjeç. Nëna ime vuri re që unë kisha një interes të veçantë me ngjyrat dhe ngjyrat.Ajo vendosi të më dërgonte në Akademinë më të afërt, Mikelangelo, Rosario, Argentina.

Në studio

Vizion.al – Piktura juaj e parë si e kujtoni ju atë?

Flavio Pellegrino -aaaa një nostalgji tepër e veçantë mezi prisja ta mbaroja kujtoj ka qenë, pesiazh dëbore në kanavace. Me ngjyra vaji nostalgjia që kujtoja fëmijërinë time në ato rrugica që i kujtoj me aq mall.Ndjesi e bukur.

Vizion.al -Keni njeri tjetër piktor në Argjentinë ose ne famijle nga kush e trashëgoni?

Flavio Pellegrino-Jo nuk kam thjesht dhunti nga Zoti,që ma dha këtë ndjesi në vegjëli.

USA Pikturë Murale

Vizion.al -Kur emigruat në Usa në New York i thatë vetes në vështirësitë e jetës që një ditē do ta lë dhe do zgjedh gjë tjetër e keni menduar ndonjëherë?

Flavio Pellegrino– Gjatë jetës gjithkush ka eksperienca të mira e të këqija, pavarësisht nga profesioni. New York nuk ishte përjashtim, gjithsesi asnjëherë se kam të ndaloj së pikturuari apo të zgjedh një profesion tjetër për shkak të situatave të ndryshme në jetë.

Një ditë pune 

Vizion.al -Ku synon më tepër piktura juaj ?

Flavio Pellegrino– Sinqerisht, nuk e kam idenë se ku do të mbrrij arti im, por gjithsesi ajo që krijoj është çdo herë në cilësinë e muzeumeve. Nuk i dihet asnjëherë apo jo?qesh…..

Momente pune në studio 

Vizion.al – Piktori që merrni stimul pra që keni idhull ,dhe nē çfarë zhanri futet piktura juaj.?

Flavio Pellegrino– Ndjenja   ime janë gjithmonë piktorët impresionist, me ngjyrat e tyre edhe emocionet që ata përcjellin përmes nje imazhi. Prandaj edhe unë kam nisur prej atyre për zhvillimin e artit tim.Une mendoj dhe  nuk e  (kategorizoj) veten pra piktura ime një stil specifike apo tjetër, por kritika e artit në NYC më kanë pozicionuar si një impresionist abstrakt.

Vizion.al – Ju jeni Argjentino – Italo-Amerikan ku e gjeni veten më shumë në art pra kush ka art në pikturë Argjentina –  Italia apo Amerika?

Flavio Pellegrino– Unë jam lindur e rritur në Argjentinë, vij nga një background i një familje Italiane por kam jetuar  gjysmën e jetës sime ne NY,  mendoj ka art në çdo vend të botës, por sytë e tu janë ata që kapin atë që duan ata në një moment të caktuar të jetës.

Vizion.al – Nëse nuk do ishit piktor çfarë do të zgjidhnit ne jetë?

Flavio Pellegrino– Poet, filozof, ndoshta arkeolog ose thjesht një njeri në kasën e një supermarketi. Unë besoj që definizioni i një njeriu por është  i lidhur me lirinë që ti i lë shpirtit.Kam nxjerrë një libër ne Usa para shumë vitesh ku kam hedhur ne letër pjesën e shpirtit tim tjetër atë të poezisë,ku më mbush si piktura dhe flas gjithmonë me ngjyrat dhe fjalën.Poezi e shkëputur nga libri i Flavio Pellegrinos si poet viti 2006

Vizion.al – Sa e vlerësoni pikturën dhe familjen?

Flavio Pellegrino– Jeta ime dhe fryma që marr çdo ditë.

Në ambjetet e shtëpisë

Vizion.al – Më kë do ta krahasonit pikturën? Dukuri natyrore,njeri apo ndonjë emër i lashtë i ndonjë epoke?

Flavio Pellegrino-Ndjehem si një prej impresionistëve thjesht artist i tillë.

Vizion.al – Ngjyrat çfarë simbolizojnë në shpirtin tuaj dhe cila është ngjyra qē ju bēn për vete?

Flavio Pellegrino– çdo njgjyrë është e lidhur me një ndjenjë të caktuar, nëse i kombinon ato me ndjeshmëri  piktura bëhet një imazh i shpirtit.

Vizion.al – Pikturat qē ju blejnë artdashësit kur e shisni një ju vjen keq ,por ku kalojnë vite ju merr malli?

Flavio Pellegrino– Nuk ndjehem keq por ndodh që të më mungojë ndonjë nga të preferuarat e mia.Prandaj edhe ndonjëherë shkoj edhe i vizitoj koleksionistët me arsyen e nje kafeje por në fakt e vërteta është se dua të shoh pikturën e shitur.Unë për të gjithë artdashësit dhe njerëzit që e kuptojnë pikturën lë një e-mail postën elektronike ku të gjithë ardashësit e mi të më kontaktojnë ku të komuikojmë me kënaqësi  dhe nëse kanë dëshirë ta kenë artin tim në shtëpitë e tyre apo zyrat:Flaviopellegrinostudio@gmail.com

Vizion.al -Ju jeni piktor kur shihni një pikturë të vjetër të grisur, çfarë ndjeni brenda vetes ose ose kur i shikoni apo tē braktisura?

Flavio Pellegrino– Dua ti mbledh edhe ti sjellë në studio, të krijoj diçka të re me ato. Më bën të ndjej atë fuqinë e  të ndezurit një zjarri të ri nga hiri,si të kërcesh një Tango duke pare ngjyrat kur gërshetohen me Muzikën.

Gazetar Alfred Meminaj

 

 

Shperndaje