Një shqiptare kandidon në zgjedhjet parlamentare në Finlandë

Një shqiptare kandidon në zgjedhjet parlamentare në Finlandë

276
0

Albana Mustafi, 34 vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54. Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.  Albana është nënë e tre fëmijëve, afariste në salonet e bukurisë dhe parukierisë, trajnere sportive, anëtare e bordit të arsimit pranë qytetit të Kemit rrethi i Lapit si dhe këshillëtare e në Kuvendin Komunal të Kemit. Angazhimet dhe sukseset tëjet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqerinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” pasi që edhe është e nominuar. Albana ndjek studimet në universitetin e Lapit.  Fushatën për kanditaturën në zgjedhjet parlamentare e përkrahin shumë vendor, shoqëri, bashkëpuntorë dhe komuniteti shqiptar në Finlandë.

 

Albanës i urojmë shumë fat në zgjedhjet parlametare pasi që për sukses e ka dëshmuar vetën gjithnjë si rezultat angazhimeve dhe i punës se zëllshme.

 

Po ashtu komuniteti shqiptar në Finlandë i uron edhe nominimin për “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” që ky çmim të shkojë vërtetë në duart e Albanës, kësisoji Albana do të ketë mundësinë që si personalitet i vitit të fitojë edhe ftesën nga Kryetari i Shtetit për festime në Pallatin Presidencial në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Finalndës, ceromoni që transmetohet për gjithë popullin në mediat televizive dhe do na bënte vërtetë shumë krenarë.

 

Ftojmë bashkëatdhetarët tanë te marrin pjesë në votime! Albana me Fat kandidimi deputete në zgjedhjet parlamnetare për në parlamentin e Finlandës, nominimi “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” si dhe i ftojmë bashkëatdhetarët tanë të marrin pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare