Një sfilatë në aeroport, çudia e koleksionit të ri të Louis Vuitton

Një sfilatë në aeroport, çudia e koleksionit të ri të Louis Vuitton

640
0

Dizajnerët e markave të mëdha, vijnë ndryshe kur vjen fjala tek koleksionet “resort” të veshjeve të tyre, që nga modelet ekstravagante e deri te lokacionet “e çmendura” për mbajtjen e sfilatave. Koleksioni “resort” mes sezonit të pranverës dhe të vjeshtës është ai çka gjeni në butikët ekskluzivë.

Ndryshe nga sfilatat e tjera, Louis Vuitton i priti të apasionuarit e modës në aeroportin JFK të New York-ut dhe ky koleksion tregon më shumë rreth këtij vendi, që nga xhaketat me shkëlqim që i ngjajnë ndërtesave artistike e deri te ato me “street” të frymëzuara nga graffitit që gjenden kudo në New York.

Pantallonat e shkurtra e të gjera me shtratin e lartë, pantallonat e gjata të ngushta te kyçet, bluzat- korse prej kadifeje dhe xhaketat e zeza me argjend duket se janë tendencat kryesore që propozon drejtori artistik i Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere në këtë sfilatë ndryshe nga të tjerat.

Sigurisht, një risi tjetër e këtij koleksioni është edhe çanta “hitech”, e cila meriton një vëmendje të veçantë.