Një milion euro donacion nga Ecolog e Lazim Destani, përurohet rikonstruksioni i...

Një milion euro donacion nga Ecolog e Lazim Destani, përurohet rikonstruksioni i Spitalit Klinik të Tetovës

112
0

Kompania Ecolog International dhe filantropi e biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani, nuk ndalen në ndihmat për zhvillimin e institucioneve që i shërbejnë komuniteteve në nevojë. I tillë është rasti i fundit, kur një ditë më parë në Tetovë (Maqedonia e Veriut) u përpurua rikonstruksioni i Spitalit Kinik, një donacion ky i Familjes Destani dhe kompanisë së tij, Ecolog International në vlerën e 1 milion eurove. Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, Ecolog dhe Spitali Klinik i Tetovës nënshkruan marrëveshien e bashkëpunimit dhe ndihmën që do t’i jepte gjigandi i shërbimeve të integuara për rikonstruksionin e reparteve dhe ambienteve. Në këtë mënyrë, pacientëve do t’u ofrohet shërbim shëndetësor me standarde të larta.

 

Punimet e rikonstruksionit përfshijnë gjashtë repartet e mjekësisë interne: pediatria, endokrinologjia, psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratorët.

 

Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë filantropi Lazim Destani, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Agim Berisha, ish-Drejtori i këtij spitali, Dr, Ilir Demiri, ndërsa të pranishëm ishin mjekë e infermierë e personalitete të tjera.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse filantropi Lazim Destani tha se ky investim është bërë që edhe Spitali Klinik i Tetovës të marrë një pamje europiane. “Dua ta falënderoj iniciatorin e kësaj pune, ish drejtorin Ilir Demiri, i cili na motivoi që të bëjmë këtë investim. Ne afaristët gjithmonë kemi dëshirë të ndihmojmë, por dikush duhet të na motivojë që të aktivizohemi e të bëjmë donacione për të mirën e shoqërisë, për të mirën e njerëzve tanë. Më vjen mirë që me këtë investim janë krijuar kushte më të mira jo vetëm për pacientët por edhe për punën e personelit mjekësor. Me këtë rast, do të doja ta shpreh vlerësimin tim ndaj gjithë atyre që, karshi interesave më të gjera apo madhore, bëhen bashkë duke i tejkaluar interesat e kampeve partiake, ashtu si në këtë rast sot”, tha Z. Lazim Destani.

 

Ministri  i Shëndetësisë Arben Taravari, ftoi kompanitë ta ndjekin hapin e Lazim Destanit dhe të investojnë nëpër spitale. “Unë e përgëzoj zotin Destani për këtë gjest që e ka bërë dhe besoj se kjo do t’i shtyjë edhe njerëzit tjerë, kompanitë që kanë përgjegjësi shoqërore që në periudhën e ardhshme të investojnë në reparte të ndryshme në të gjitha Spitalet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Apeloj që sa më shumë të investohet në shkolla dhe nëpër spitale, sepse kështu i përmirësojmë kushtet ku mësojnë fëmijët tanë ose ku marrim shëbrime shëndetësore në qendrat tona spitalore”, tha Ministri Arben Taravari. Megjithëse Ecolog dhe Z.Destani nuk e kanë bërë publike shifrën e investimit, ajo është treguar nga ministri Taravari. Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shruan: Lazim Destani i dhuroi 1 milion euro spitalit të Tetovës. Kolegu im Agim Berisha si drejtor dhe unë si ministër Shëndetësise jemi të lumtur për këtë donacion të një zemre të mirë!”, shkruan ministri.

 

 

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Agim Berisha tha se këto donacione të karakterit humanitar janë më se të nevojshme për këtë spital. “Ky projekt i realizuar në Spitalin Klinik të Tetovës është mjaft cilësor dhe bashkëkohor. Me këtë investim do të përmirësohet kualiteti i shërbimeve tona të përditëshme ndaj pacientëve tanë. Kompania Ecolog shquhet për humanitetin e treguar në fusha të ndryshme ku një ndër to është edhe ky promovim. Këto donacione të karakterit humanitar janë më se të nevojshme, prandaj shpresojmë që në të ardhmen kjo kompani të vazhdojë me projektet e këtij karakteri për Spitalin Klinik të Tetovës”, tha drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Agim Berisha.

 

Ish drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri, falënderoi filantropin Lazim Destani për këtë donacion me kosto prej rreth një milion euro, kompania Ecolog është donatori më i  madh për këtë spital. “Unë do të kisha cituar një hadith kuranor i cili thotë se më i miri nga ju është ai që për të tjerët është më i dobishëm. Kjo është motoja e jetës sime, me këtë moto unë udhëhiqem, uroj që Zoti ta pranojë donacionin dhe bamirësinë e z. Destani”, tha Deputeti Ilir Demiri duke e çmuar lart humanitetin e tij.

 

Pas këtij investimi dhomat e pacientëve tashmë kanë marrë pamje moderne, me banjo, tualete e televizorë në çdo dhomë, internet dhe pajisje teknologjike të kohës, ashtu sikurse spitalet moderne europiane. Këtë investim z. Destani e kishte premtuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur dhe u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim mes Ecolog-ut dhe spitalit të Tetovës.

 

Ndërsa një ditë më vonë, donatori, filantropi Destani, njëherësh dhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës i Ecolog, në rrjetet e tij sociale ka publikuar një postim të shkurtër për aktivitetin e një dite më parë dhe ndërhyrjen që është bërë iër rikonstruksionin e spitalit.

 

“Ndihem i lumtur që dje përmes një ceremonie solemne përuruam punimet e kryera në Spitalin Klinik të Tetovës. Ishte ky një donacion për rinovimin e disa reparteve e hapësirave të këtij spitali ku pacientët tashmë do të marrin shërbime spitalore të nivelit të lartë. Pamja e re që ka marrë spitali, si brenda reparteve me pajisje të reja ashtu dhe në hapësirat e jashtme bashkë me murin rrethues, ka sjellë komoditet pune për personelin mjekësor si dhe i ka dhënë bukuri këtij institucioni shëndetësor ashtu siç e meriton ta ketë një qytet yni si Tetova”, tha Destani.

 

 

Përveç dhjetra e qindra donacioneve të bëra nga vetë Destani dhe Ecolog International në fusha e destinacione të ndryshme, vetëm për shëndetësinë ato arrijnë në miliona euro dhe ky është rasti i tretë brenda 4 vjetëve. Në vitin 2020, Ecolog investoi në rikonstruksionin e Klinikës Kirurgjikale “Shën Klimenti i Ohrit” (Kirurgjia e Qytetit) në Shkup, donacion ky në vlera të mëdha monetare.

 

Në shtator të vitit 2021, Ecolog dhuroi 10 autoambulanca për Ministrinë e Shëndetësisë së Maqedonisë, të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve spitalore, si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve të sektorit të emergjencës, sidomos tani në periudhën e pandemisë, kur nevojat e qytetarëve për ndihmën e shpejtë mjekësore janë shtuar ndjeshëm.

 

Ndërsa rikonstruksioni i i Spitalit Kinik të Tevovës është rasti i fundit, i përuruar vetëm një ditë më parë. Pa përmendur këtu mijera teste të Vocid 19 të dhuruara për Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës, ndihmën e para një viti kur disa qytete e komuna në Kosovë u përmbyjtjen nga reshjet e mëdha të shiut, ndihmën për Shqipërinë një ditë pas tërmetit të 2019, mijëra kupona në vlerë monetare që dhuron çdo vit për njerëzit në nevojë me rastin e Bajramit etj.