Një histori e re nis këtu, Koretë do të ribashkohen

Një histori e re nis këtu, Koretë do të ribashkohen

420
0

Vizita historike e Kim Jong Un në Korenë Jugore, Kim Jong un dhe Moon Jae InLiderët koreanë bisedojnë për denukleariziminTakimi historik, Kim Jong-Un kalon kufirin, foto që do mbeten në histori…

(E plotësuar) – Liderët e dy koreve janë pajtuar për t’i dhënë fund Luftës koreane, 65-vjet pas ngrirjes së marrëdhënieve. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se pajtimi përfshinë edhe denuklearizimin e gadishullit korean. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Unë, kanë nënshkruar “Deklaratën e Panmunjomit për Paqe, Prosperitet dhe Unifikim të gadishullit korean”. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy liderët kanë shtrënguar duart, derisa premtuan një periudhë të re për Koretë, të cilat, sipas Kim Jong-Un, do të “ribashkohen si një shtet i vetëm”. Koretë filluan luftën në vitin 1950 kur ushtarët verior të Armatës së Popullit pushtuan Jugun. Edhe pse konflikti i armatosur mori fund tre vjet më vonë, nuk ka pasur marrëveshje të nënshkruar dhe teknikisht dy shtetet kanë mbetur në luftë.