Sot në Spitalin Civil të Bresces. Reparti Kardiologjis ku ndodhet gjyshi i vajzës së vogël Victoria Zikaj, i cila u masakrua nga dy qentë e shtëpisë rraca pitbull.
Sot pjesëtar të Shoqatës së Komunitetit Shqiptar në Itali, dhe z.Landi Hajazi, anëtar i Shoqatës emigranti ONULUS të Cremonës, dhe njëkohësish kandidat i Consultës së këtij qyteti, së bashku me bashkëshorten e tij, shkuan në Orbitoren e Spitalit Civil, për t’i bërë ngushëllimet e rastit familjes Egi Zikaj dhe Olga de Luca mbas humbjes së jetës së vajzës së tyre Victoria Zikaj. Mbasi aty nuk gjetëm njeri dhe nuk na u lejua nga ana e personelit bërja e homazhit të rastit, mbasi akoma nuk është dhënë nulla osta për vizita të personeve të afërt, shkuam dhe takuam gjyshin e engjëlles së vogel Victoria. Në hyrje të spitalit takohemi me persona të afërt të familjes, të cilët na tregojnë të vërteten mbi këtë ngjarje tragjike dhe shume të dhimshme, e cila është krejtësisht ndryshe nga fantazia e gazetarëve të gazetave italiane dhe atyre shqiptare. Në repartin Kardiologjik takojmë gjyshin dhe gjyshen e engjëllit Victoria, gjyshi i saj ishte komplet i shokuar për tragjedin e pësuar,i ngushëlluam dhe premtuam që do të na keni pranë për ç’farëdo lloje ndihme që do të keni nevoje. Në ikjen tonë ai u mundua u ngrit në këmbë dhe na falendëroi me lotë ndër sy edhe në emër të Egit, mbasi ky i fundit ( babai i vogëlushes ) ishte nëpër zyra të ndryshme për të bërë formalitetet e këtij rasti. Komiteti drejtus i Shoqates se Komunitetit Shqiptar ne Itali i bene thirje cdo shqiptari me banim ne Brescia dhe Provinca,por edhe atyre shqiptareve dhe shoqatave si motra ne qytete te ndryshme te Italis dhe jo vetem, te mendojne se kejo dhimbje e kesaj familje eshte edhe dhimbja jone e perbashket. Prandaj propozoje qe: Familjen e Egi Zikaj dhe Olga de Luca ta ndihmojme te gjith se bashku ne keto momente te veshtira,jo vetem moralisht,por edhe nje kosisht ekonomikisht. Prandaj kuzhdo qofte nga ne te japi te pakten nje kontribut te tij 10€ e siper sipas mundesive te tij ekonomike. Per c’do shpegim na njoftoni ne nr. Cellulari.3887526774
Ju falenderoi te gjitheve.
Presidenti: Shoqates
Ahmet Bendo