Nga Veriu në Jug, Gjenerale Manushaqe Shehu e angazhuar në shpërndarjen...

Nga Veriu në Jug, Gjenerale Manushaqe Shehu e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare

812
0

Nr.2 i Forcave tona të Armatosura, si drejtuese e këtij projekti humanitar, synon që ndihmat humanitare të ndahen në gjithë vendin

Nga Halil Rama

 

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, nga data 11 deri në datën 21 maj 2020 është angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar  nga COVID-19.

Në këtë aksion humanitar ajo është gjendur mes shtesave në nevojë në Kukës, Dibër. Krujë, Durrës, Cërrik, Gramsh, Shijak, Pogradec, Pustec etj.

Kështu është bërë e njohur në komunitetet e këtyre bashkive, si njeriu me shpirt human e fisnik, si njeriu i punëve të dobishme, ndoshta jo të mëdha, por që të jenë të mirëpritura nga njerëzit në nevojë. Pa zë e figure, pa bujë e kamera nga pas, po ndihmon pikërisht ata që po vuajnë pasojat e izolimi total prej situatës së rëndë nga koronavirusi, tashmë për afro tre muaj.  Pikërisht këtu konsiston dhe angazhimi i të vetmes grua gjenerale shqiptare për të ndikuar që këto familje të çlirohen sadopak nga ankthi dhe pasiguria që është preznte në shtëpitë e të gjithëve. E kështu po bëhet gjithmonë e më e besueshme për shtresat në nevojë, duke ju gjendur pranë në çdo moment të vështirë.

E ndërgjegjshme se kjo situatë më tepër ka rënduar shtresat në nevojë, është përqëndruar tek evidentimi dhe ndihma për këta të fundit të cilët janë duke vuajtur së tepërmi pasojat nga COVID-19. Ndaj, edhe vëmendja për këtë shtresë duhet të jetë shumë e madhe. Sëbashku me anëtarë të tjerë të shtabeve të emergjencave në këto bashki, gjenerale Shehu vazhdon misionin e saj për të qenë pranë më nevojtarëve, duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe shpërndarë ndihma ushqimore. Kësisoj ajo po ndihmon persona në nevojë dhe të moshuar në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit. Në një koordinim perfekt me strukturat vendore, por edhe me struktura tjera vullnetare, nr.2 i Forcave tona të Armatosura, si drejtuese e këtij projekti humanitar, synon që ndihmat humanitare të ndahen në gjithë vendin.

Image preview

Në datat 11-12 maj  ajo ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në prefekturën e Dibrës, ku pushtetit lokal iu dorëzuan 1200 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Më 13 maj ishte në Kukës ku u shpërndanë 603 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Në datën 14 maj ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në  Gramsh, ku pushtetit lokal iu dorëzuan 603 pako dhe 5 iu shpërndanë direkt familjeve në nevojë, si dhe në Bashkinë e Belshit 44 pako dhe në Bashkinë e Cërrikut 33 pako.

Në datën 18 maj ishte fillimisht në Bashkinë e Krujës ku pushtetit lokal iu dorëzuan 79 pako në Fushë Krujë dhe 5 familjeve më në nevojë.

Gjithashtu po në datën 18 maj ishte në Bashkinë e Durrësit, ku dorëzoi 43 pako ndihmë ushqimore për familjet në nevojë dhe 5 direkt familjeve më në nevojë. 14 pako u dorëzuan në Bashkinë e Shijakut.

Më 19 Maj gjenerale Shehu ishte në shpërndarjen e ndihmave në Fushë Arrëz 68 pako, në Pukë 40 pako dhe në Vaun e Dejës 109 pako.

Sot gjenerale Shehu do të marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në Bashkinë e Pogradecit 129 pako dhe Pustec 2 pako.

Gjenerale Shehu në takimin me këto familje, të cilat ishin dëmtuar edhe nga tërmeti dhe ishin në çadra, u shprehu atyre mbështetjen dhe i garantoi se nuk do jenë asnjëherë vetëm.

Në të gjitha bashkitë pakot u dorëzuan nga përfaqësuesit e Komandës Mbështetëse.

Qoftë edhe këto raste flasin për shpirtin e saj human e fisnik, duke bërë kështu diferencën për bujarinë e njerzillëkun, si tiparet më të bukura të karakterit të njeriut. Ajo është shembulli më i mirë i zbatimit të përvojës njerëzore që ka çimentuar dhe dhënë prova se punët e vogla janë më me vlerë se punët e mëdha.