Pas protestave të ditëve të fundit, qeveria ka bërë me dije dje se ka marrë një sërë masash për të lehtësuar pasojat e luftës. Ndërsa ditën e sotme kryeministri ka informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Rama lajmeron se zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill. Gjithashtu do të ketë rritje të pagës minimale.
Duke folur per luften ne Ukraine, Rama tha se “po shikojmë pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e cmimeve ndaj kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale ndër të cilat është masa për ta futur në fuqi menjëherë e jo për të pritur qershorin si ishte plani i buxhetit te vitit 2022, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë”.
Gjithashtu kryeministri thote se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.
“Është bërë sI modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. E menjëherë nga muaji prill paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë dhe do e rrisim cdo vit e ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 400 mijë lekë”, tha kryeministri.