Nga barkëbosh dikur, në agallarë sot! Nga Aleksander Rena

Nga barkëbosh dikur, në agallarë sot! Nga Aleksander Rena

534
0

Me 5.2 milion euro të gjetura në një Toyota askush nuk u bë mbret, vetëm sa qarkulluan një shifër të konsiderueshme parash të pista nga trafiku i drogës që ka mbuluar Shqipërinë! Më mirë e nisim që 91 e deri më sot. Sa miliona euro dhe dollar kanë qarkulluar nëpër duart e krimit të organizuar, që më pas kanë përfunduar tek kontot off-shore të politikanëve tanë ? Nga u pasurua politika jonë ?? E mbani mend Berishën si ishte në 90-tën ? Me palldesy të bardh prodhim Made in Albanian dhe me një shtëpi normale tek stacioni i trenit në Tiranë. Ndërsa sot nuk i numrohen kostumet firmato si dhe apartamentet në pronësi. Thuhet se ka staf guzhinjerësh në shtëpinë e tij tek rruga e elbasanit (nostalgji e së shkuarës nga blloku). E kalojmë tek Meta e mbani mend si ishte në 90 – 91-shin me studentët dhe si u transformua më pas me vjedhjet, trafiqet, korrupsionin shtetëror etj etj ?? Sot Meta, është bërë sheiku i Ballkanit dhe jo vetëm. Xhiro-llogaria e tij bën bujë edhe në Britaninë e Madhe. Për Metën punojnë një dyzinë njerëzish, të cilët janë majmur edhe ata nga kajmekami i Janinës, beu Meta. Të dalim tek Nano. E mbani mend Nanon në transmetimet televizive në vitet 90-të ? Si ishte, me ato syzet me skelet dhe xhama primitiv, i padhjamosur dhe i padjallëzuari i dynjasë (do thonit ju). Vitet në vazhdim e pat si u transformua ? Si u zbukurua nga paraja e korrupsionit, krimit të organizuar, dhe allishverisheve kombëtare dhe ndërkombëtareve. Madje madje u cilësua si kapoja e bandave shqiptare gjatë dhe pas viteve 97-të – 2000. Kjo tregon arritjen e tij si “personalitet intelektual” në politikën Shqipëtare! I fundit që na ka mbetur është Rama. E mbani mend se si erdhi në politikën Shqipëtare si zhuls, me thonjë të paprerë, duke ngrënë makarona si i babzitur etj etj si këto. Shikojeni sot ndryshimin dhe jepni vet rezultatet. E vërteta flet krejt ndryshe. Milioner me vilë në Surrel, me vilë në New York, me off-shore pafund, me investime gjigandeske në shumë vende të botës. Pa më thoni nga i gjeti këto para shoku Rama, nga puna fizike duke prerë pemët e vjetra ? Apo duke shembur kioskat e Tiranës në kohën kur ishte në bashki ? Normalisht që jo, sepse edhe më budallai e di, që këta që kanë pushtet në dorë, paratë e tyre nuk i kanë me djersën e ballit, por me trafiqe, krime të ndryshme, korrupsion shtetëror, favorizime klientelësh dhe deri tek investimet afatgjatë në bursë, institucione research-i, si dhe tek blerjet e patentave për nxjerrjen e produkteve eksluzive me rang global. Pra, paraja e tyre nuk është vetëm investim betoni, por edhe në fusha të tjera si dhe në eleminimin e armiqve apo konkurentëve politik të tyre……

 

…….Basha dhe Velia, janë dy të fundit që ende janë pavarur plotësisht dhe që punojnë për agallarët e tyre. Basha punon për Berishën, ndërsa Velia për Ramën. Nuk mund të themi që këta dy të fundit janë qelibar, por nuk mund të themi as këtë, se ata janë shkëputur nga boshti i kupolës drejtuese së të gjitha poshtërsive që kanë ndodhur dhe po ndodhin çdo ditë në Shqipërinë tonë.