Në rërën e plazhit humba virgjërinë

Në rërën e plazhit humba virgjërinë

604
0

Screenshot_3

Në fund të vitit shkollor u mblodhëm disa shoqe e shokë për të kaluar pushimin veror bashkë. Ishim 4 vetë. Vendosëm të shkonim në Shqipëri, në Dhërmi.

Morëm një banesë me qira në periferi të qytetit, por deti ishte afër. Kaluam shumë mirë. Ishte fantastike për mua, ngase me ne ishte mashkulli që e doja shumë.

Pasi kaluan dy ditë, ishte ora 2 pas mesnate. Bënte shumë vapë dhe s’më zinte gjumi. Ishte e pamundur të flija. Shoqja ime ishte bashkë me të dashurin e saj në dhomën tjetër. Dola jashtë në ballkon dhe e shikoja detin. Në atë çast m’u afrua L. e më tha: “A s’po të zë gjumi, a?”.

U ktheva nga ai dhe ishim shumë afër njëri-tjetrit. I thash: “Bën shumë vapë e s’po më zë gjumi!”. Mu afrua edhe më afër dhe më tha: “Eja me mua të lahemi në det!”. Isha e hutuar, por shkova me të, edhe pse nuk I kisha kostumet e larjes.

Zemra më rrihte. Isha e frikësuar, por edhe e kënaqur që, më në fund, isha vetëm me të. U afruam afër ujit dhe L. filloi të zhvishej. Ishte i tëri lakuriq. Mu afrua afër dhe filloi t’më puthë në buzë. Unë u shtanga. Isha e hutuar. Nuk besoja në atë që po ndodhte. Ai më shtrëngoi për beli dhe filloi t’më zhvishte me duart e tij të fuqishme. Pas disa minutave s’di as vetë – unë isha lakuriq para tij!

Filloi t’më puthë në qafë. Ishte kënaqësi e mrekullueshme. Më tërhoqi në ujë dhe filluam të notonim. Pas disa minutave u gjendem në rërën e plazhit. Putheshim si të çmendur. Ai ma ledhatonte trupin, m’i puthte gjinjtë…

Të shtrirë mbi rërën e plazhit, në errësirë, rënkoja si e çmendur nga kënaqësia rrafsh një orë… Me L.-në e humba virgjërinë. Pastaj, hymë përsëri në ujin e detit dhe u lamë edhe një kohë të gjatë..