Gianni de Biasi ka shpjeguar në konferencë për shtyp se pse ka lënë jashtë grumbullimit këtë radhë Shkëlzen Gashin. Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka shpjeguar në konferencë për shtyp se pse ka lënë jashtë grumbullimit këtë radhë Shkëlzen Gashin, duke afruar emra të rinj si Grezda e Latifi.
Ndeshjet e rëndësishme për ne janë ato me Lihtenshtejnin, Maqedoninë e Izraelin, si fillim të përqendrohemi te këto, pasi ndeshjet e tjera kanë histori në vetë,
Siç e kam thënë shpesh, udhëtimi drejt Rusi 2018 është shumë i vështirë për ne, duhet ta bëjmë sa më pak të komplikuar të mundshëm. Gjërat më të rëndësishme i bëjmë kur jemi të përqendruar, për mua e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë ndaj Lihtenshtejnit, pasi ne duhet të bëjmë pikë. Kur duam të bëjmë pikë nuk është e thjeshtë për ne. Ne mbajmë nën kontroll të gjithë lojtarët që janë dhe mundohemi të zgjedhim kush është më mirë dhe kush nuk është
Kam folur këto ditë me Gashin , ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin.