Në Malishevë me vendim të prokurorit është ndërprerë jeta në çift e dy të miturve, që u martuan para disa ditësh e që dasma e tyre bëri buj të madhe në media për shkak të moshës së tyre.
Prindërit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se ligji e ndalon martesën e tyre.
Një ditë pas ndarjes së 15 vjeçarëve, në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë, pas intervistimit të dy familjeve, u mësua se martesa ndodhi si pasojë e padijes, njofton klankosova.