Mungojnë avokatët mbrojtës, dështon seanca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

Mungojnë avokatët mbrojtës, dështon seanca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

394
0

Ka dështuar sërish  seanca te Krimet e Rënda për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

Seanca është shtyrë, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës Vladimir Meçe dhe Elton Domi për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 23 shtator në orën 11:00.

Kujtojmë se Prokuroria ka pushuar hetimet për Shullazin për çështjen e hotel Vollgës dhe Elvi Beqajn.

Pushimi i hetimeve ka ardhur si pasojë se nuk është provuar akuza e pastrimit të parave.

Në dhjetor të 2014 biznesmeni Ylvi Beqja i ka dhuruar Emiljano Shullazit 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel Vollga.

Emiliano Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale siç janë : “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.