Defiçenca e vitaminës D është një nga defiçencat më të përhapura.
A e dinit se çdo qelizë e trupit tuaj ka receptorë për vitaminën D? Po, kjo tregon sa e rëndësishme është kjo vitaminë. Kjo vitaminë krijohet nga kolesteroli që ndodhet nën lëkurë në momentin që trupi ekspozohet në diell.
Defiçenca e vitaminës D nuk kuptohet lehtësisht dhe mund të krijohet ndër vite, madje dekada. Tek të rriturit kjo mungesë shkakton probleme me kockat, ndërsa tek fëmijët probleme me formimin e kockave dhe vonesë në rritje.
Nëse vuani nga kjo deficencë ushqimet më të mira për të përdorur janë:
1.Vaji i peshkut jep 227% të vlerës ditore, mjafton një lugë 15 ml në ditë
2.Salmoni, sardelet dhe trofta janë shumë të pasura në vitaminë D
3.Të verdhat e vezës
Personat që kanë deficencë të vitaminës D duhet të rrisin ekspozimin në diell dhe të marrin suplement shtesë sepse është shumë e vështirë të marrësh mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga dieta ushqimore.