Mungesa e vitaminës D, sa e përhapur është dhe ç’ ushqime të...

Mungesa e vitaminës D, sa e përhapur është dhe ç’ ushqime të shtoni në dietë

499
0

Defiçenca e vitaminës D është një nga defiçencat më të përhapura.

A e dinit se çdo qelizë e trupit tuaj ka receptorë për vitaminën D? Po, kjo tregon sa e rëndësishme është kjo vitaminë. Kjo vitaminë krijohet nga kolesteroli që ndodhet nën lëkurë në momentin që trupi ekspozohet në diell.

Defiçenca e vitaminës D nuk kuptohet lehtësisht dhe mund të krijohet ndër vite, madje dekada. Tek të rriturit kjo mungesë shkakton probleme me kockat, ndërsa tek fëmijët probleme me formimin e kockave dhe vonesë në rritje.

Nëse vuani nga kjo deficencë ushqimet më të mira për të përdorur janë:

1.Vaji i peshkut jep 227% të vlerës ditore, mjafton një lugë 15 ml në ditë

2.Salmoni, sardelet dhe trofta janë shumë të pasura në vitaminë D

3.Të verdhat e vezës

Personat që kanë deficencë të vitaminës D duhet të rrisin ekspozimin në diell dhe të marrin suplement shtesë sepse është shumë e vështirë të marrësh mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga dieta ushqimore.