Muaji i Letërsisë/ Ben Blushi merr çmimin “Sami Frashëri” për romanin “Komploti”....

Muaji i Letërsisë/ Ben Blushi merr çmimin “Sami Frashëri” për romanin “Komploti”. Shpallen autorët dhe veprat më të mira për 2024-ën

30
0

Në Art Galeri në Seferan të Bashkisë Belsh u zhvillua këtë prag fundjave një nga aktivitetet më të rëndësishme në kuadër të “Muajit të Letersisë” i cili ishte edhe edicioni i parë i ndarjes së çmimit “Sami Frashëri” për shkrimtarë, studiues e botues për vitin 2024. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm akademikë, figura të rëndësishme të Letërsisë dhe Artit si edhe të rinj e të reja të apasionuar pas Letërsisë e Artit.Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet ” Sami Frashëri” .Juria e edicionit të parë të çmimit “Sami Frashëri” e përbërë nga Namik Dokle ,ish kryetar Parlamenti dhe shkrimtar, Behar Gjoku, studiues, Gëzim Hoxha, arkeolog, Viola Isufaj, profesoreshë e Letërsisë Bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës dhe Naim Gjoshi, kompozitor, shpallën fituesit e këtij edicioni. Çmimi “Sami Frashëri ” në letërsi ju dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Komploti”. Çmimi “Sami Frashëri” në publicistikë iu dha botuesit Bujar Hudhri për gazetën EXLIBRIS dhe Çmimi “Sami Frashëri ” në “Studime Albanologjike” ju dha studiuesit Mariglen Kasmi për librin “Wilhelm Zu dhe Shqipëria”.

Nga ana e tij, Namik Dokle, Kryetar i Jurisë së ndarjes së Çmimit “Sami Frashëri” u shpreh se kjo ditë është një ditë emocionuese jo vetëm për shkrimtarët, studiuesit dhe botuesit por edhe për Belshin dhe zonën e Dumresë ku fillon rrugëtimi i një eventi kaq të rëndësishëm.

Edicioni i parë i ndarjes së këtij çmimi me emrin e rilindasit të shquar nis në Belsh dhe do kthehet në një traditë të përvitshme të këtij qyteti qytet të vogël por me emër të madh.Belshi është më i bukur se bukuroshja e Belshit. Sot promovojmë një Çmim me shumë vlera me emrin e Sami Frashërit, këtij dijetari, shkrimtari, publicisti, enciklopedisti, i cili ka një nga veprat më të famshme “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”.Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes.Ai dha kontribut në çdo fushë dhe pena e tij shkëlqeu kudo.Ai ëndërronte që Belshi të ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe Belshi e ka vendosur bustin e tij në pedonalen e këtij qyteti duke i shprehur mirënjohjen e përjetëshme për vlerësimin që i pati bërë .Në nderim të veprës së këtij rilindasi të shquar ,këshilli bashkiak i bashkisë Belsh vendosi këtë Vjeshtë krijimin e Çmimit vjetor me emrin e rilindasit të madh ,aktivitet mjaft i rëndësishëm letrar ky që do të kthehet në të ardhmen në një event të përmasave të kombëtare. Ben Blushi, fitues i çmimit “Sami Frashëri” në letërsi me librin “Komploti” duke përshëndetur të pranishmit shprehu falënderimet e tij për jurinë dhe për lexuesit shqiptarë që kanë zgjedhur më së shumti këtë libër. Si të gjithë ata që vijnë në Belsh edhe unë, mendoj se Belshi është një mrekulli natyrore dhe Sami Frashëri ka patur të drejtë kur propozonte që Belshi të zgjidhej për kryeqytet dhe Belshi do kishte qenë kryeqyteti ideal i Shqipërisë.Faleminderit për çmimin për librin “Komploti” që është lexuar nga mjaft lexues këto kohë kur leximi nuk është më aq i preferuar.

Ne si shkrimtarë jemi të detyruar të përshtatemi dhe brezi i ri të kuptojë sesi do jetë Shqipëria pas 20,30,40 vitesh.Ne duam që Belshi dhe Shqipëria të mos shpopullohet sepse kemi një vend të mrekullueshëm. Edhe njëherë dua të vlerësoj themeluesit e këtij çmimit “Sami Frashëri” i cili promovon jo vetëm shkrimtarët ,studiuesit e botuesit por promovon edhe Belshin si një destinacion turistik mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë.Botuesi Bujar Hudhri u shpreh se për të ishte nder i madh marrja e çmimit prestigjoz “Sami Frashëri”. Jam i lumtur u shpreh Hudhri para të pranishëmve që e marr një çmim me kaq vlera në një “kryeqytet” që ishte ëndërr e rilindasve. Ky është një çmim i papritur për mua dhe uroj që të kenë fatin ta marrin shkrimtarët ,studiuesit dhe botuesit më të mirë shqiptarë të së ardhmes”, tha ai.

Studiuesi Mariglen Kasmi i cili gjithashtu u vlerësua me çmimin “Sami Frashëri” gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi u shpreh i surprizuar për vlerësimin që i është bërë veprës së tij “Studime Albanologjike” të titulluar “Wilhelm Zu dhe Shqipëria”.“Më vjen mirë që puna ime dhe ky studim u vlerësua dhe besoj se studime të tjera cilësore do të sjellim unë dhe të gjithë kolegët për lexuesit në të ardhmen”, u shpreh ai.Ndërkohë, kryetari i bashkisë Belsh Arif Tafani në fillim të këtij eventi shprehu vlerësimin e tij për këshillin bashkiak i cili mori vendimin për themelimin e çmimit vjetor “Sami Frashëri” për të nderuar shkrimtarët, studiuesit dhe botuesit më të mirë të Shqipërisë . Me shpresën që ky çmim prestigjoz do të fusë në një garë interesante këtë kategori vlerash , kryebashkiaku i Belshit u shpreh se vitin e ardhshëm që përkon me edicionin e dytë të ceremonisë së ndarjes së çmimit “Sami Frashëri ” do të zhvillohet 1 Qershor në Belsh dhe ky event do kthehet në eventin kombëtar më të madh të këtij lloji ku do dominojë mbi të gjitha edukimi i brezave të rinj me dashurinë për librin, studimet dhe botuesit më cilësorë.