MPJ dënon aktin barbar në Manchester, nuk rezulton të ketë shqiptarë të...

MPJ dënon aktin barbar në Manchester, nuk rezulton të ketë shqiptarë të lënduar

419
0

 

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi në termat më të ashpër aktin barbar në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në një deklaratë të MPJ-së thuhet se ministri Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla, citohet deklarata. Ambasada shqiptare në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar. Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. MPJ njofton se për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është +44 (0) 75 18662630.