Ditën e sotme priten reshje të dobëta, sipas IGJEUM të të karakterit lokal.
Ndërsa temperaturat në vendet e ulëta do të arrijnë deri në 33 gradë.
Parashikimi:
RESHJET
Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.
Kjo mundësi do të vazhdojë që të jetë në rënie.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 21 / 33 °C
në vendet malore: 16 / 28 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ Opinion.al E.Xh.