Moti/ Masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa, parashikimi për sot

Moti/ Masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa, parashikimi për sot

166
0

Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike duke sjellë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore-veriperëndimore.

Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura në zonat malore, duke rrezikuar momente me pika shiu në ekstremin Verior të vendit.

Temperaturat e ajrit do të jetë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët në zonat malore deri në 21°C temperatura maksimale përgjatë vijës bregdetare.

Përsa i përket parametrit të Erës; do të rritet intensiteti i saj ku shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor; ndërkohë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.