Moti i keq/ ARRSH bën apelin për drejtuesit e mjeteve: Të pajisen...

Moti i keq/ ARRSH bën apelin për drejtuesit e mjeteve: Të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

136
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të situatës së motit të keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme si pasojë e një stuhie.

 

Shumë akse rrugore janë bllokuar nga reshjet e dëborës dhe shumë të tjera nuk kalohen pa goma dimërore dhe zinxhirë. ARRSH thotë se borëpastruesit janë në terren teksa po hapin rrugën për vijimin e qarkullimit pa probleme.

 

Nga ana tjetër ARRSH bën apel ndaj drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore në këto akse dhe të vënë zinxhirët. Gjithashtu bëhet thirrje për ulje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Njoftimi i ARRSH-së:

 

📍Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

❄️Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit 🌨️ ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme🛣️

⚠️Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë✔️

🌨️Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren 🦺me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje🚘

Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve 🚜

🚨Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rrugës🚜

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮