RESHJET
Surprizat e motit/ Mos harroni çadrat! Muaji tetor mbyllet me shi
Priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet.
Ato pritet të jenë lokalisht mesatare në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore jugore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 22 °C
në vendet malore: 8 / 16 °C
ERA:
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në territoret malore veriore.