“Mos i’a hiqni shallin”, lihet në burg burri që mbyti me litar...

“Mos i’a hiqni shallin”, lihet në burg burri që mbyti me litar gruan dhe fshehu krimin

184
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sërish në burg 75-vjeçarin që vrau gruan, duke i caktuar atij masën ‘arrest me burg’. Namik Velaj akuzohet se në mbrëmjen e 3 janarit të vitit të kaluar mbyti me litar gruan e tij Verke Velaj, krim që u zbardh vetëm pas një viti. Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes se rende mbeten te paqarta, ndërkohë që i moshuari do t’i nënshtrohet një ekspertize psikike për të parë edhe shëndetin e tij mendor.

 

ALIBIA QE NGRITI PER FSHEHJEN E KRIMIT

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi se pasi gruaja ndërroi jetë, për të krijuar alibi, Velaj thirri edhe mjekun e urgjencës, i cili nuk arriti të konstatojë shenja dhune, por doli në përfundimin se gruaja kishte vdekur nga hiper-tensioni. Në këto kushte plaku me gjakftohtësi e veshi gruan me rrobat e saj më të mira dhe i mbuloi qafen me një shall, që ajo e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më.

 

Namik Velaj iu kërkoi edhe të afërmve të gruas të mos ia preknin shallin që e kishte amanet nga e bija, duke u përpjekur kështu të mbulojë shenjat e krimit të tij. Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt. Pas kësaj të afërmit e gruas denoncuan në polici dhe menjëherë nisën hetimet, të cilat konkluduan se 74-vjecarja ishte vrarë nga bashkëshorti. Kujtojmë se në këtë ngjarje u përfshi edhe mjeku Ilir Tanku, për të cilin ka nisur procedimi penal për “Shpërdorim detyre”, pasi në kundërshtim me ligjin ai si mjek urgjence plotësoi kartelën e vdekjes. Për të është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit.