Vajza me shumë profesione Morena Taraku aktualisht është e ftuar në emisionin “21 gradë” në Rtv 21.
E pyetur rreth ndryshimeve me flokë, ajo tregon se ka qejf ndryshimet dhe pranon se para disa muajve ajo ka rruar flokët, pasi i ishin dëmtuar prej ngjyrës së bardhë, shkruan lajmi.net.
Në momentin kur ajo pyetet nëse mban paruke, ajo nuk përgjigjet nëse ka por thotë se ka flokë, duke mos e pranuar se aktualisht ajo po mban paruke në kokë.
Në muajin Maj ajo ka rruar flokët dhe tani në muajin Gusht, pas tre muajsh ajo nuk është shfaqur asnjëherë pa paruke, pasi flokët e saj janë akoma të shkurtëra.
Nuk ekziston ndonjë rast që flokët t’i jenë rritur kaq shumë për 3 muaj. /Lajmi.net.