Monika Kryemadhi ka një dedikim të vecantë.

Monika Kryemadhi ka një dedikim të vecantë.

886
0

Sot Zv. kryetarja e LSI  teksa ka publikuar një foto në faqen e sajë të Facebook me zonjën Fatime ,Kryemadhi i kërkon shumë ndjesë për të gjitha herët që nuk ka mundur ti kushtojë shumë kohë  për shkak të angazimeve të saja të shumta që ka .

 “Ky përqafim konkuron dhe ngrohtësinë e diellit. Kjo është Fatimja, mami im, njeriu i palodhur dhe që nuk ankohet kurrë. Çdo ditë i jam mirënjohëse për dashurinë dhe ndihmën e pakursyer që më ka dhënë çdo moment të jetës time. Por sot, në ditën e kushtuar prindërve, dua t’i kerkoj ndjesë për të gjjtha herët që e kam neglizhuar për shkak te punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ka kaluar me problemet tona. Si çdo nënë je më e mira në botë për fëmijët e tu, mua dhe Drinin. Dhe ne te duam më shumë se botën, ndonëse bëjmë gabim që nuk ta themi çdo ditë.  Mos ngurroni! Përqafojini fort prindërit në çdo ditë të jetës thot Kryemadhi